Donald Trump dhe zonja e parë Melanie po merrnin thirrje telefonike nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë.
Ekzistojnë disa pyetje që askush nuk duhet ti bëjë, të tipit:
"Çfarë bën ky buton i kuq? "
"Çfarë thonë njerëzit për mua?"
"A besoni në Santa Claus?"
Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston. Por për ndonjë arsye, presidenti amerikan hodhi dyshim mbi këtë, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjes.
Skena ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje (agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë).
Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda.
Kështu Diaz raportoi:
Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: "Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni?Shkoni mirë në shkollë? A besoni ende në Santa?
Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zotin Trump që pastaj i thotë djalit:
"Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? "
Përgjigjia e Coleman nuk është e qartë.
Dhe as nuk është e qartë pse Trump e bëri këtë pyetje të veçantë, sepse sigurisht, Santa ekzistencon përtej mosmarrëveshjeve.
Pjesa tjetër e telefonatave kaloi pa incidente, me një bised të ngrohtë nga çifti Trump me ata që folën në telefon.
"Shpresoj që ëndrrat tuaja të bëhen të vërteta," i tha Melania një telefonuesi.
Në vend që të shijojë ngrohtësinë e diellit të Floridës, Trump ka kaluar takimet e festave me ligjbërësit dhe zyrtarët e qeverisë.
Kjo e detyroi zonjën e parë Melania të kthehej në një aeroplan dhe të fluturojë përsëri në Uashington DC sot nga vendpushimi Mar-a-Lago në Palm Beach.
Këto foto të marra në mbarë botën gjatë disa orëve të fundit ofrojnë dëshmi dërrmuese që ekziston:
Këtu ai është në Ciudad Juarez, Meksikë ...
.. dhe këtu ai është në Disneyland ...
.. dhe këtu ai është në Espoo, Finlandë



