Psikologia: Besimi te babagjyshi nxit fantazinë e fëmijëve. Vogëlushja: Është një gjysh që sjell dhurata

Psikologia: Besimi te babagjyshi nxit fantazinë e fëmijëve. Vogëlushja: Është një gjysh që sjell dhurata

Psikologia Anora Kroj flet në emisionin “Zgjohu me MCN” për ekzistencën e babagjyshit të festave dhe mënyrën se si u shpjegohet fëmijëve dhe vogëlushja Sibora Duka tregon se e beson atë.

Kroj thotë se babagjyshi është diçka magjike, e bukur dhe gjatë festave fëmijët i gëzon dhe lumturon shumë dhe se në moshën 2-5 vjeç fëmijët janë në moshën e të menduarit magjik.

Drupal Ad

Ata e besojnë babagjyshin dhe kjo nxit fantazinë dhe imagjinatën e tyre. Prindërit, gjyshërit, mësuesit në shkollë janë mbështetës ose jo të kësaj teorie.

Të rriturit kanë një natyrë tjetër si i përjetojnë festat, por është ndjesi e bukur se si festojnë.

Ballafaqimi i fëmijës me faktin se babagjyshi nuk ekziston.

Në moshën 7-9 vjeç fëmija bëhet i vetëdijshëm dhe fillon kupton lidhjen shkak-pasojë dhe fëmija kupton që nuk është realisht siç ka menduar.

Prindi duhet të ndihmojë se çfarë mendon fëmija për babagjyshin, si mund të vishet dikush si babagjysh për ta përshtatur gradualisht.

Prindi nuk sillet mirë me fëmijën, kur i thotë se nëse ti nuk sillesh mirë babagjyshi nuk do të sjellë dhuratën.

Fëmija duhet të sillet mirë për arsye të tjera, jo se babagjyshi nuk do të sjellë dhuratën.

Babagjyshi është gjithmonë me një fytyrë të buzëqeshur, pak bufalaq, familjar, një personazh që shfaq shumë gëzim dhe lumturi.

Ndërsa Sibora Duka thotë se e beson babagjyshin dhe i dërgon letra për dhuratat që dëshiron prej tij.

Këtë vit i shkrova: I dashur babagjysh unë dua një gotë të madhe që mban ujë dhe nuk shkrin babagjyshi ekziston.

Letrën e kam lënë poshtë pemës që ta marrë babagjyshi. Kur kam qenë më e vogël kam kërkuar kukulla.

Herë më kanë thënë që nuk ekziston, herë më kanë thënë që ekziston. Por unë iu kam thënë që ekziston.

Babagjyshi më pëlqen se mban pjesën e dhuratave, babagjyshi është një gjysh që sjell dhurata.

Nuk e kam parë babagjyshin, por kam dëshirë që ta shoh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy