Duhani, alkooli dhe lëndët fosile “vrasin” 2,7 milionë persona çdo vit në Europë

Duhani, alkooli dhe lëndët fosile “vrasin” 2,7 milionë persona çdo vit në Europë

Duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njerëz në vit në Europë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin.

Drupal Ad

 

 

 

Në një raport, OBSH tha se industritë e fuqishme po nxisin sëmundjet dhe vdekjen e parakohshme duke përdorur marketingun “mashtrues” dhe duke ndërhyrë në përpjekjet e qeverive për të parandaluar sëmundjet vrasëse si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Sipas raportit të ri, duhani, lëndët djegëse fosile, ushqimet e përpunuara dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 shtetet e Europës. Në përgjithësi, rreth 2.7 milionë persona vdesin në vit në Europë.

Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht, ose 34% të të gjitha vdekjeve. OBSH vlerëson se duhani shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit, 10% e të gjitha vdekjeve në Europë.

Gati 600,000 persona vdesin çdo vit nga lëndët djegëse fosile (5% e të gjitha vdekjeve), ndërsa alkooli shkakton më shumë se 400,000 vdekje në vit [426,857]. Dhe më shumë se 350,000 njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të yndyrshme dhe të kripura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy