Shembja e teatrit, PD: Skemë e vjetër mafioze, çmimi u përgjysmua qëllimisht 2 vjet më parë (VIDEO)

Shembja e teatrit, PD: Skemë e vjetër mafioze, çmimi u përgjysmua qëllimisht 2 vjet më parë (VIDEO)

Partia Demokratike e cilëson një skemë mafioze të vjetër dhe të mirëmenduar planin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se ky plan i vjetër është vënë në zbatim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj.

“Sot ne po sjellim prova sesi skema mafioze e Edi Ramës për të marrë tokën tek Teatri është e vjetër, e mirëmenduar dhe e vënë në funksionim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj. Sapo “Fusha shpk” u bë pronar i një pjese toke pranë zonës së Teatrit, qeveria e Edi Ramës ka përgjysmuar çmimin e vlerës së truallit në Qendrën Historike, në zemër të kryeqytetit. Në vitin 2016, vit kur “Fusha” u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milion e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate tha se tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, “të cilët nuk duan t’ia shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit, i cili llogaritet të fitojë jo më pak se 205 milionë euro nga kullat që ka planifikuar të ndërtojë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit”.

Tabaku tha se ligji i miratuar në Parlament i fal kompanisë “Fusha shpk” 2100 metra2, pronë e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me ligjin për qeverisjen vendore.

“E vetmja mënyrë që Erion Veliaj t’ia japë këtë pronë është ta tjetërsojë me vendim në Këshillin Bashkiak. Çdo akt i ndryshëm nga ky çon në burg këdo që merr përsipër të falë pronat e qytetit tek kompania private e kryeministrit, përfshirë edhe vetë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj!”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy