Shoferi mundohet ti shpëtojë policisë, por përplaset dhe "BMW" bëhet copa (VIDEO)

Shoferi mundohet ti shpëtojë policisë, por përplaset dhe "BMW" bëhet copa (VIDEO)

Një burrë rreth të 30-ve gjeti vdekjen pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një stacion autobusi gjatë një ndjekje policore mëngjesin e Krishtlindjeve.

Viktima ishte në pjesën e pasagjerit të BMW-së e cila ishte lënë mënjanë plotësisht në Liverpool në 4.35 të mëngjesit sot.

Makina u shkatërrua thuajse plotësisht por për fat, drejtuesi ka mbijetuar edhe pse duket e pabesueshme.

Makina ishte bërë copa pasi kishte marrë çdo gjë kishte gjetur përpara dhe pjesët e BMW u shpërndanë në të gjithë rrugën.

Sipas medive vendase, makina ishte duke lëvitzur me shpejtësi të madhe, në momentin që po ndiqej nga policia.

Një zëdhënës i Policisë së Merseyside tha se një hetim ishte në vazhdim dhe se makina u rrëzua pas një "ndjekjeje të shkurtër policore".

Incidenti, sipas protokollit, i është referuar Komisionit të Pavarur për Ankesa të Policisë dhe shoferi është ndaluar në vendngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy