Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të një cikloni të fuqishëm që përfshiu brigjet e Australisë. Erërat me shpejtësi 260 km në orë shkatërruan qindra çati shtëpish në Queensland.
Cikloni Debbie me rreze 50 km përfshiu të gjithë vijën bregetare në very të Queensland-it.
Të paktën 30 mijë banorë të zonës mbetën pa energji elektrike.
Rreth 25 mijë njerëz u evakuuan për shkak të parashikimeve që flasin për dallgë me lartësi mbi 2 m.



