Deputetja socialiste Pranvera Resulaj, miratimin në parim të buxhetit të vitit 2024 për 4 minuta e 30 sekonda, për shkak të aksionit opozitar dhe hedhjes së tymueseve, e komenton me fjalët se nuk është një pamje e këndshme për askënd.
Në një lidhje për MCN Live, ajo deklaroi se nëse ka ndodhur herë të tjera, vitin e fundit opozita e ka imponuar këtë lloj situate edhe për projektligje të tjera, por tha se buxheti është dokumenti më i rëndësishëm që i japim qeverisë për vitin e ardhshëm.
Të gjitha palët janë të humbura në këtë situatë. Pritej të diskutohej buxheti dhe ndryshohej në bazë të pretendimeve dhe qytetarët do të kishin mundësi ta përkthenim në momentin e ballafaqimit me votë.
Edhe mazhoranca e ka në interesin e vetë, përballjen në debat me opozitën, se mund ta mbrojë më mirë buxhetin përballë qytetarëve.
Mbledhja e komisioneve online, është një situatë e pamundësisë, nëse nuk e quajmë situatë e jashtëzakonshme. Buxheti ka afatet e veta që duhet të miratohet.
Edhe pse në kushtet e platformës Zoom sërish ka patur debate gjithë kohës, lidhur me çështjen e projektbuxhetit. Asnjë opozitë nuk e voton buxhetin e mazhorancës.
Sipas saj, arsyeja që ha diskutim lidhur me kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore, është objekti për të cilin kërkohet ngritja e tyre.
Resulaj tha se është duke u kërkuar gjithçka mjafton që të mos lejohet zhvillimi normal i punës dhe se opozita, nuk plotëson formalitetet që kërkohen për ngritjen e komisioneve hetimore.
Në këtë drejtim nënvizoi se mazhoranca nuk mund të pranojë që të ngrihet çdo komision hetimor që kërkon opozita dhe në këtë linjë tha se ligji është i qartë, dhe nuk mund të krijohet një precedent i rrezikshëm për interesa të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Opozitës nuk i është mohuar e drejta. Nuk kanë ardhur në asnjë moment me një propozim të mirëfilltë sa i takon projektligjeve, apo për projektbuxhetin e vitit 2024.
Ndërkohë janë duke u përgatitur ndryshime në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore.
Çfarë e pengon opozitën që ta diskutojë projekt-buxhetin, është dokumenti më i rëndësishëm që ne i japim qeverisë.
Që kur është shpallur non grata ish-kryeministri, kanë ndodhur situata të tilla të stisura në mënyrë të përsëritur.
Mazhoranca nuk ka arsye që të frikësohet nga ngritja e komisioneve hetimore.
Sa i takon buxhetit, tha se duhet të ishte shtuar për investimet publike, edhe pse nuk ka ulje të tyre, por është në favor të investimeve në proces dhe se nuk ka rënie të mbështetjes në bujqësi.
Resulaj deklaroi se buxheti është jo vetëm i rritjes së pagave dhe se me 7 miliardë euro buxhet, fondi i rindërtimit ezauurohet, duke e cilësuar si një përkrahje sociale.



