
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, viziton sot Budapestin, me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, me rastin e Festës Kombëtare të Hungarisë.
Në qendër të bisedimeve, përveç çështjeve të bashkëpunimit dypalësh, është edhe lufta në Ukrainë dhe siguria në Detin e Zi pas përfundimit të marrëveshjes Moskë-Kiev për grurin, sipas burimeve turke të cituara nga Tass.
Presidenti turk po planifikon bisedime me krerët e vendeve të tjera që do të marrin pjesë në festime.



