Dosja “McGonigal”, Mitro: Kërkesa e Berishës për dorëheqjen e Ramës është legjitime

Dosja “McGonigal”, Mitro: Kërkesa e Berishës për dorëheqjen e Ramës është legjitime

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, e cilëson legjitime kërkesën e Sali Berishës për dorëheqjen e kryeministrit. Në studion e lajmeve, Mitro tha se rasti McGonigal ekspozon më së shumti SHBA-të, të cilat shohin si një ish-zyrtar i tyre, kundrejt pagesës, ndërhyn në agjencinë federale për të zhvilluar hetime ndaj një partie që nuk ishte partia e kryeministrit shqiptar.

Mitro theksoi se në lidhje me këtë situatë, kryeministri Rama duhej të thirrej në Ambasadën Amerikane për shpjegime.  

Është krejtësisht legjitime që kreu i PD të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, në kushtet e një skandali në dukje, ku i implikuar është drejtpërdrejt kryeministri, një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, dhe dy personazhe të tjerë: një ish-agjent i sigurimit dhe një këshilltar i jashtëm pa pagesë i kryeministrit. Politikisht nuk do të ishte e udhës nëse opozita nuk do ta kërkonte këtë gjë në një moment të tillë. Aq më tepër që e gjithë përpjekja e kryeministrit, nëse vërtetohet, mund të ketë qenë për të likujduar opozitën përmes korruptimit të një zyrtari amerikan

Ajo që surprizon në këtë ngjarje nuk është kryeministri. Atë e kemi parë në tryeza të tilla edhe me kontigjent kriminalë si Elvis Roshi, Artur Bushi, Tom Doshi, njerëz me të cilët ka bërë politikë, por ka ndarë edhe vendime apo kontrata publike.

Ajo që ekspozohet më shumë në këtë situatë janë SHBA, të cilat shohin si një ish-zyrtar i tyre, me një pagesë 225 mijë dollarë ndërhyn në agjencinë federale për të zhvilluar hetime ndaj një partie që nuk ishte partia e kryeministrit shqiptar.

Do të prisja që kryeministri më së paku të thirrej për shpjegime në Ambasadën Amerikane. Nuk e di nëse ambasadorja do të dalë në krah të kryeministrit në këtë periudhë të mbetur të mandatit të saj. Për t’u treguar shqiptarëve çfarë? Standardin e demokracisë, apo që kryeministri i Shqipërisë në takime informale, të zbuluara rastësisht nga hetimet e vetë FBI, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive me këshilltarin e tij të jashtëm. Në tërësi gjykoj që është legjitime kërkesa e kreut të PD. E tillë do të ishte edhe për shoqërinë civile.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy