Rama takon krerët e partive shqiptare në RMV/ Murseli: S’duhet një marrëveshje abstrakte si 5 vite më parë!

Rama takon krerët e partive shqiptare në RMV/ Murseli: S’duhet një marrëveshje abstrakte si 5 vite më parë!

Kryeministri Rama do të mbledhë nesër në një takim në Tiranë krerët e partive politike nga Maqedonia e Veriut. Mbi këtë çështje foli në edicionin e lajmeve në MCN TV profesori i Universitetit të Tetovës, Faton Murseli, tha se bëhet fjalë për një takim normal të cilit s’i duhet dhënë pompozitet.

Murseli tha se duhen të arrihet në konkludime serioze dhe konkrete, dhe jo përfundime të përgjithshme dhe abstrakte si 5 vite më parë. Murseli tha se shpreson që marrëveshja të mos keqpërdoret për argumente politike si dikur.

Është krijuar edhe në RMV për takimin që do të mbahet nesër. Orvatje për takime të tilla ka pasur edhe 5 vite më parë. Në 7 janar të vitit 2017, ku ky takim rezultoi me një dokument të nënshkruar që u quajt deklarata e përbashkëte e partive shqiptare të RMV. Është ende e paqartë në çfarë niveli do zhvillohet ky takim, do jetë thjesht festiv, apo takim zyrtar ku do diskutohen tema me interes të përbashkët, që janë të shumta edhe për RMV.

Faktori shqiptar është i ndarë në pjesën e partive politike të pozitës dhe atyre opozitare. Mund të konstatoj që nga partitë opozitare nuk ekziston një alternativë e qartë e artikuluar mirë... Në disa pika kruçiale pajtohen. Për qasjen e integrimeve euroatlantike dhe për tejkalimin e kontestit me Republikën e Bullgarisë. Sa i takon politikave të brendshme, të nevojave të avancimit të shqiptarëve, janë politika ditore me retorika kundërshtuese, por pa alternative të qartë dhe të artikuluar mirë për nevojat e shqiptarëve.  

Roli paternalist i z.Rama, i ngjan, duke marrë parasysh funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë. Por edhe 5 vite më parë kur u arrit marrëveshja për një platformë, pikat janë shumë të përgjithësuara dhe abstrakte. Shpresoj që takimi i nesërm të mos dalë me konkludime abstrakte, por me konkludime të sakta, serioze. Shpresoj që ky takim të mos keqpërdoret për argument të partive politike maqedonëse që është arritur diçka. Të mos keqpërdoret siç u keqpërdor 5 vite më parë. Mendoj që është takim normal dhe të mos i jepet aq shumë pompozitet”.

Murseli tha se Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë vetëpërjashtuar nga takimi duke vendosur si kusht mos uljen në të njëjtën tryezë me Ali Ahmetin.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë përgjigjur pozitivisht, por me kushtin që mos ulen me Ahmetin. Unë e lexoj këtë si vetëpërjashtim të vetes. Kryeministri thirr në tryeza partitë si institucione dhe jo individët. Partitë duhet të mos e vetpërjashtojnë veten. Ndoshta mund të mos pajtohen me pikat, por aty është vendi i diskutimeve, mospajtueshmërive. Ky vetpërjashtim ka vazhduar për dhjetëra vite me radhë në RMV dhe është në dëm të vet tyre”.

I pyetur mbi ndryshimet kushtetuese duke përfshirë pakicat bullgare, Murseli tha:

Skena politike është e ndarë në dy grupacione, edhe pse jo mjaft të dukshme. Shumica duke përfshirë partinë qeverisëse, LSDM, dhe të gjitha partitë shqiptare mbështesin ndryshimet kushtetuese, nga ana tjetër partia opozitare VMRO-DPMNE shprehet kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese, madje shkon më larg, shprehet kundër Marrëveshjes së Prespës. Politika e VMRO-DPMNE duket shumë nacionaliste dhe abstrakte për kohën. Mendoj që në zgjedhjet e ardhshme do kemi ndarje të taboreve pro-evropiane dhe anti-evropiane, dhe mendoj që do triumfojnë partitë pro-europiane”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy