Makina Ferrari është më e pëlqyera nga të gjithë, por nuk është aq e thjeshtë për ta drejtuar. Një shofer i cili po udhëtonte me shpejtësi në rrugët e Londrës ka plagosur 6 persona, pasi Ferrari i tij hipi mbi trotuar dhe i përplasi duke e hedhur njërin prej tyre nga një urë aty pranë.
Sipas mediave britanike, thuhet se makina ishte duke bërë garë me një makinë tjetër tip “Range Rover”. Shoferi i cili ka përplasur 6 personat është arrestuar dhe do merret në pyetje nga policia.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbëritën ambulancat dhe policia dhe i transportoi 6 të lënduarit për në spital.
