Tre persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy makinave në në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht.
Të plagosurit janë dërguar në spital.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital.



