
Duke filluar nga ora 13:30, do të luhet sfida mes Laçit dhe Teutës, e cila ngre siparin e javës së 21-të.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që janë në kërkim të pikëve.
Ndeshja luhet në stadiumin e Laçit, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Junior, Prodani, Kryeziu, Qato, Ujka, Tresa, Cordeiro, Sobowale.
Teuta: Vata, Kruja, Jazexhi, Gjini, Kotobelli, Çyrbja, Lloci, Peposhi, Arifi, Faust, Daci.



