Ea Zoga dhe Arseld Muça janë fituesit e çmimit “Simon Gjoni” në Festivalin “Luleborë” në Shkodër.

Ata shprehën emocionet e tyre për dëgjuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, teksa u shprehën se ky bashkëpunim ishte edhe një mesazh më shumë për luftën në Palestinë.

Ea:

Për mua ishte hera e parë në këtë festival dhe nuk e mendoja se do të merrja pjesë kaq e vogël në këtë festival e mendoja pjesëmarrjen si më e rritur. Por bashkëpunimi me Arseldin ishte mjaft i mrekullueshëm, as më pak tema që ishtë mjaft komplekse. Tema e këngës kishte të bënte me luftën në Palestinë, dhe aty themi se fëmijët nuk e meritojnë luftën se janë të pafajshëm. Dhe vet emri i çmimit “Simon Gjoni”, është nder sepse ai ka krijuar “Luleborën”, ndër interpretuesit më të mirë të festivalit.

Arseldi:

Bashkëpunimi ishte dhurata më e mirë që mund të na bëhej. Për këtë duhet ta falënderojmë kompozitorin e kënges Roland Duli, i cili na ftoi të dy së bashku.

Ishte kënaqësi të këndoja me Ea-n, duke qenë edhe se tematika e këngës ishte shumë emocionuese dhe e kemi shijuar shumë duke dhënë një mesazh për publikun.