Ylva Johansson: BE të qëndrojë e vendosur kundër Bjellorusisë

Ylva Johansson: BE të qëndrojë e vendosur kundër Bjellorusisë

Bashkimi Evropian duhet të jetë "i vendosur dhe i bashkuar" kundër administratës "të dëshpëruar dhe jolegjitime" të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të destabilizuar BE-në, kështu ka deklaruar Ylva Johansson, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.

Komentet e saj pasojnë një rritje të tentativave për kalime të paligjshme në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku qindra emigrantë që kanë qëndruar gjatë natës. Incidenti ka çuar në dënim ndërkombëtar nga BE, SHBA dhe NATO dhe ripërtëritjen e kërcënimeve me sanksione.

Brukseli beson se regjimi i Bjellorusisë po inkurajon emigrantët nga vende të tilla si Iraku, Siria, Afganistani dhe Kameruni që të hipin në fluturimet për në Minsk, ku atyre u jepen viza dhe akomodim dhe më pas u thuhet të shkojnë drejt kufirit polak.

Më shumë se 30,000 emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin Poloni-Bjellorusi këtë vit. Më shumë se 15,000 kalime u regjistruan vetëm në tetor.

Lituania dhe Letonia, të cilat gjithashtu kanë kufij me Bjellorusinë, janë prekur gjithashtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy