Merkel: Partia nacionaliste, pa ndikim në politikën e jashtme

Merkel: Partia nacionaliste, pa ndikim në politikën e jashtme

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se partia nacionaliste që hyri në parlament nga zgjedhjet e djeshme nuk do të ketë ndonjë ndikim në politikën e jashtme, në atë evropiane dhe në çështjet e refugjatëve.

Alternativa për Gjermaninë (AFD) zuri vendin e tretë në zgjedhje pas një fushate që u përqëndrua te kritikat e ashpra ndaj zonjës Merkel dhe ndaj vendimeve të saj për praninimin e një numri të madh refugjatësh. Partitë e tjera refuzuan të bashkëpunonin me AFD-në.

E pyetur nëse rezultati i AFD-së do të ndikojë në politikën gjermane, Merkel u përgjigj: “mendoj se jo”. Ajo shtoi: “Partitë që janë në gjendje të formojnë koalicion me njëra tjetrën do të kërkojnë zgjidhje, por AFD nuk do të ketë ndikim”.

Kancelarja Merkel tha se Gjermania ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe partitë e tjera kanë përgjegjësi për këtë, njofton Voa.

Konservatorët e zonjës Merkel siguruan shumicën më të madhe të vendeve në parlament në zgjedhjet e djeshme, por më pak vende se sa kishin më parë. Partnerët e tyre të koalicionit gjatë 4 vjetëve të kaluara, social demokratët e qendrës së majtë, të cilët humbën në zgjedhjet e djeshmë thanë se do të kalojnë në opozitë.

Kjo i hap rrugën zonjës Merkel për krijimin e një aleance me Partinë Demokratike pro biznesit të lirë dhe partinë e Gjelbër tradicionalisht me prirje të majta.

Merkel tha sot se partia e saj do të kërkojë të dialogojë me këto parti. Ajo tha: “Rëndësi ka që Gjermania të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy