Projektligji për surrogacinë, Dhori: I shërben grupeve klienteliste pranë qeverisë dhe çifteve të huaja (VIDEO)

Projektligji për surrogacinë, Dhori: I shërben grupeve klienteliste pranë qeverisë dhe çifteve të huaja (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se projektligji për surrogacinë i shërben grupeve të interesit pranë qeverisë dhe çifteve të huaja.

Sipas Dhorit, qeveria mund ta tërheqë këtë projektligj vetëm nëse shoqëria reagon.

Nuk janë pyetur grupet e interesit dhe nuk ka një studim mbi çfarë bazash është i nevojshëm ky projektligj. Nuk i kemi as ne si deputetë të dhënat nuk i ka as Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi kërkuar informacione sa janë procedurat e fertilizimit invitro që bëhen në një vit në spitalet private, që bëhen dhe Ministria e Shëndetësisë  nuk kishte asnjë informacion sesa janë nevojat për procedurat invitro.

Ka studime të bëra nga grupet e interesit nga klientë brenda qeverisë, ata që do të jenë përfituesit e vërtetë nëse do të miratohet ky ligj. Tendenca botërore mund të jetë drejt shfrytëzimit të gruas, skllavërimit të gruar të mitrës.

E turpshme që ky projektligj synon të lejojë këtë skllavërim modern duke pasur në qendër gruan në funksion të çifteve të huaja.

Nuk do të përfitojnë çiftet shqiptare, por janë çiftet e huaja ata që do të kenë këtë përfitim. Porositësit e fëmijëve me anë të surrogacisë, mund të jenë shtetas shqiptarë edhe të huaj. Jemi duke bërë, Ministria e Shëndetësisë që nuk ka asnjë të dhënë është duke bërë një ligj që nuk i shërben shqiptarëve, por i shërben të huajve, qoftë edhe me vendbanim të përkohshëm.

Duhet të reagojë shoqëria shqiptare. Rruga e vetme që mund të sprapsë qeverinë është reagimi shoqëror. Nëse ata shohin që ka reagim, ata do të jenë të gatshëm ta tërheqin apo të bëjnë ndryshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy