Vdekja e fëmijës në kopsht/ Karamuço: Kam dijeni që është mbytur, institucionet reaguan me vonesë (VIDEO)

Vdekja e fëmijës në kopsht/ Karamuço: Kam dijeni që është mbytur, institucionet reaguan me vonesë (VIDEO)

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi mbylljen e kopshtit privat në Fier, ku u gjet i pajetë një fëmijë 3-vjeçar. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Live Karamuço tha se ekspertiza ka dalë në përfundimin se ngjarja është tjetërsuar duke shtuar se institucionet shtetërore reaguan më shumë vonesë.

Me këtë që bëri ministria ka penalizuar strukturat që nuk kanë mbajtur nën kontroll këtë qendër. Jam në dijeni që kemi një ekspertim që është strangulimi, mbytja e fëmijës, por duhet të vërtetohet nëse fëmija është mbytur në varësen e rrobave, apo ka pasur një version tjetër që në kushtet e ambientet e korridorit nuk kanë qenë e monitoruar nga kamerat. Nga eksperimentet dyshohet se mbajtëset e rrobave nuk e kanë mbajtur peshën e fëmijëve. Nëse do t'i referohemi raportit për heqjen e licencës janë një sërë elementësh që mund të jenë determinantë që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen e fëmijës. Aty është vërtetuar që nuk mund të mbahen diferenca të ndryshme fëmijësh. Kur ka mosha me diferencë të madhe mund të ketë momente të agresivitetit dhe forca e një fëmije 5-6 vjeç mund të sjellë humbjen e jetës së një fëmije”, tha Karamuço.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy