Mitsotakis: BE të përfshijë Ballkanin Perëndimor brenda vitit 2033

Mitsotakis: BE të përfshijë Ballkanin Perëndimor brenda vitit 2033

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të premten se Bashkimi Europian duhet të mundësojë integrimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2033, në atë që ai e quajti hap të guximshëm, por të domosdoshëm.

Agresioni rus ndaj Ukrainës i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër 27 shteteve anëtare të BE-së, pjesërisht për të kundërshtuar rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon. Lidhja mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ.

Në një artikull të botuar në Politico përpara samitit në Greqi për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Mitsotakis tha se BE-ja duhet të provojë se kur parashtron një vizion, ajo ka synimin dhe kapacitetin për ta ndjekur atë.

Vizioni i pranimit në BE për rajonin, është bërë i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer pasi zgjerimi i BE-së ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe migracionit.

Mesazhi im sot është i qartë: Në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033, një afat kohor ambicioz, por i arritshëm.

Kjo është shumë e vonuar. Hapi i parë duhet të jetë një vendim brenda dy javësh në Bruksel për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Mitsotakis nënvizoi se Greqia është përpjekur të rrisë rolin e saj në Ballkan pasi ka dalë nga një krizë financiare e cila njollos imazhin e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili filloi të premten një turne dy-ditor në Ballkanin Perëndimor, pritet gjithashtu të udhëtojë në qytetin grek të Selanikut për darkë me 13 pjesëmarrësit e samitit SEECP. Në këtë darkë do të bashkohet edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy