
Dy kandidatë të tjerë janë larguar nga Partia Demokratike, Mark Ruçi nuk do të kandidojë në Bashkinë Mirditë më 14 Maji por do të mbështesë Albert Mëlyshi, i cili garon nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë". Të njëjtin vendim ka marrë edhe kandidati i caktuar për Bashkinë e Gjirokastrës, Shemsho Lamaj, i cili ka njoftuar vendimin për t’u tërhequr nga gara.



