
Një 36-vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar për ngritjen e dronit mbi burgun e Burrelit.
“Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria e Burgjeve dyshon se kemi të bëjmë me një grup kriminal që fshihet pas ngjarjes. Kujtojmë që dy ditë më parë sistemi i burgjeve neutralizoi dronin që planifikohej të futej në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Prokuroria dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.



