Konferenca mbarëkombëtare e arkivistikës/ Bido e Zyberaj: Të gjithë studiuesit shqiptarë për një digjitalizim të arkivës

Konferenca mbarëkombëtare e arkivistikës/ Bido e Zyberaj: Të gjithë studiuesit shqiptarë për një digjitalizim të arkivës

 Sot në Kosovë zhvillohet konferenca e katërt e arkivistikës, e cila sipas drejtorit të arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës, janë kthyer në traditë.

Në edicionin e lajmeve në MCN TV, drejtor i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido dhe ai i Arkives të Kosovës, Bedri Zyberaj, u shprehen se qëllimi është që të gjithë ekspertë dhe studiues të bëhen bashkë në këtë aktivitet për një arkiv të përbashkët.

Zyberaj: Kjo është një konferencë vjetore dhe specialistët e fushës së arkivistikës i plasojnë bashkë problematiket, vizionet, interesat për institucionit që drejtojnë dhe i paraqesin në kuadër të konferencës.

Më pas të gjitha punimet dhe kumtesat në këtë konferencë i botojë në revistën e përbashkët “Arkiva” duke i referuar atyre.

Bido: Kur jemi të arkiva, ne ruajmë dokumentacione të përbashkëta kombëtare, p.sh. ne në Shqipëri ruajmë dokumentet historike të Kosovës, deri në vitin 1945, dhe nga ana tjetër nuk mund të konceptohet bashkëpunimi ynë i natyrshëm pa teknologjinë e informacionit.

Ajo na mundëson që të mos jemi thjesht për konferencës, thjesht për botime, por edhe shërbimi të mund të bëhet i përbashkët.

Ne kemi hapur zyrat e arkivave ne disa qytete të Kosovës, në mënyrë që studiuesit nga Kosova të kenë qasje në dokumentacion në aso zyre dhe te mos vijnë të harxhojnë deri në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy