Kamioni përplaset me autobusin në Mali, humbin jetën 41 persona

Kamioni përplaset me autobusin në Mali, humbin jetën 41 persona

Një aksident i rëndë me 41 persona të vdekur dhe 33 të tjerë të plagosur është regjistruar në Mali.

Sipas mediave në aksident është përfshirë një autobus me udhëtarë i cili u përplas me një kamion me prodhime bujqësore duke vrarë 41 persona mes tyre dhe një foshnje dhe duke plagosur 33 të tjerë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit mendohet të kenë qenë shirat e dendur të martën në qendër të Mali.

Alassane Traore, guvernator i rajonit Segou i cili përfshin Zambougou, tha për AFP se përplasja "është pasojë e lëvizjes në shi".

Një i mbijetuar nga përplasja tha se "shikueshmëria ishte e dobët dhe rruga ishte e lagur për shkak të shiut të fortë", duke shtuar se kamioni nuk arriti të frenonte në kohë. Ministri i transportit i tha AFP se qeveria do të hetojë incidentin.

Afrika është një nga vendet me rrugët më të rrezikshme në botë dhe 26 persona për 100.000 banorë vdesin në aksidente rrugore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy