Deputeti i PDK-së kërkon që Kosova të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Deputeti i PDK-së kërkon që Kosova të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, kërkon nga qeveria Kurti që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të miratojë një rezolutë për konfliktin në Ukrainë. Hoxhaj kërkon që nëse SHBA dhe BE vendosin sanksione, këtyre sanksioneve duhet t’u bashkohet edhe Kosova.

Për shkak të historisë, duhet të jemi solidarë me popullin e Ukrainës që po e mbron pavarësinë e vendit të vet. Duhet ndoshta edhe ta miratojmë një rezolutë, e dyta, Ukraina është fronti i parë, e Ballkani i dyti. Ne jemi vija e parë në Ballkan. Qeveria duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën, dhe së treti, nëse SHBA-ja dhe BE-ja vendos sanksione, Qeveria duhet të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse. Ky Kuvend nuk duhet të jetë i shkëputur me atë se çka po ndodhë në Ukrainë”, deklaroi Hoxhaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy