Policia në bashkëpunim me forcat RENEA dhe FNSH-në vijon aksionin kundër kultivimit të drogës në zonat problematike të vendit. Paraditen e së mërkurës 2759 bimë narkotike janë asgjesuar në Vlorë dhe Korçë. Në Dukagjin ka rinisur në ditën e dytë aksioni, ku do të asgjesohen të gjitha parcelat e fotografuara nga ajri.



