Akuzon Berisha: Lear Kurtin e vranë për së dyti, qesen ia kanë vendosur në stomak, përsëritën skenarin e Klodian Rashës me armën

Akuzon Berisha: Lear Kurtin e vranë për së dyti, qesen ia kanë vendosur në stomak, përsëritën skenarin e Klodian Rashës me armën

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë për vdekjen e Leart Kurtit.

Në një konferencë për media, Berisha akuzoi Policinë e Shtetit, se qeska me kokainë për të cilën u tha se u gjet në stomakun e të riut, pasi e gëlltiti teksa ndiqej nga policia, është futur me dorë nga të tjerë.

Sipas Berishës, u përsërit skenari i Klodian Rashës, me inskenimin e armës.

U përsërit skenari i Klodian Rashës. Atëherë Ardi Veliu njoftoi se në një pellg u gjet një revole. Dje ai njoftoi se në stomak u gjet një qese plastike me kokainë. Iu vendos një qese me kokainë njësoj si revolja në pellg.

Çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt shpellor mafioz autopsie, dezinformimesh.

Ishte epileptik, vuante nga kjo, përdorte këtë. Ku shkuan kamerat?

Patrullat e sotme janë të mbushura me individë të droguar. Kam dyshime se këto i bëjnë policë të droguar dhe jo normalë.

Nëse ai nuk është një rrezik, nuk po kryen një vepër në flagrancë, ata kamerat aty i kanë, në këtë mënyrë çdo natë patrulla mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e identitetit me vete, ose tremben dhe ia mbathin, po kjo do të thotë t’i ndjekin që t’i vrasin? T’ua marrin shpirtin?

Qesja ka shumë shanse që është vendosur me dorë. Të kapërdish një qese është jashtë imagjinate. Duhet të kesh aty të paktën një filxhan me vaj ulliri që ta shtysh. Si kalon qesja në ezofag, këtë e di Ardi Veliu.

Edhe po të jetë qesja, ajo kurrsesi nuk është vdekjeprurëse.

Kreu i PD, hodhi akuza edhe ndaj ministrisë se Brendshme dhe policisë se ka falsifikuar te dhënat, ndërsa hodhi dyshime për autopsinë.

Gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi.

U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që e dërguan kufomë, e dërguan të vdekur në spital. Dhe u përgënjeshtruan nga spital menjëherë.

Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale.

Që një autopsi të japë rezultatin e pritshëm, duhet lënë të paktën 12 orë. Kur vdes një 32-vjeçar, që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e Ardi Veliut. Jo një ekspert i vetëm.

Sipas Berishës, asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin për vrasjen e Lear Kurtit.

Një 32-vjeçari iu mor shpirti nga patrulla e Policisë së Shtetit.

Lear Kurti po kthehej në banesën e tij, iu kërkua të ndalonte dhe e besueshme, ajo që thotë policia, se nuk ndaloi. Por Lear Kurti nuk ishte i armatosur. Lear Kurti nuk po kryente asnjë vepër flagrante.

Në vendin ku u ndalua dhe në të gjithë zonën, kishte kamera të panumërta, me të cilat mund të identifikohej pa asnjë vështirësi.

Por pavarësisht nga këto, patrulla e policisë u vërsul drejt tij, e ndoqi dhe si përfundim e çoi të vdekur në komisariat.

Sipas të dhënave nga një keqtrajtim brutal dhe terror i vërtetë ndaj tij.

Asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasje. Në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu. Të supozojmë se këtij i ndaloi zemra vërtet, por për të faktuar këtë gjë, duhej korrektesa absolute në çdo hap. Nuk vdes natyralisht një i ri 32-vjeçar. Ka injorancë të kriminelëve që shpallin një gjë të tillë. Është përjashtim i të gjitha përjashtimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy