
Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që vetingun e politikanëve ta nisë nga vetja, teksa ftoi SPAK të hetojë zyrtarët që kanë vënë pasuri, qofshin deputetë të legjislaturave të shkuara apo aktuale.
Lidhur me këtë, në studion e lajmeve në MCN TV, analisti Arjan Curri, thotë se logjikisht Bashës i duhet një ligj i tillë për largimin e “armiqve” të tij të brendshëm, të cilat sipas tij, i kanë zënë rrugën brenda partisë.
“Para tre vitesh kur implementuan ligjin antimafia, vet PD, nuk ishte dakord, tek ligji antimafia, nuk morën pjesë kur ishin të dyshuar. Nuk e dimë tani pse Basha është kujtuar sërish, ndoshta do të bëj një lloj tregtie me mazhorancën, dhe tani nga opozita janë kujtuar që të nxjerrin ligjin e plotë antimafia. Si duket Basha do ta përdori atë për armiqtë e tij të brendshëm. Nja 15 deputet të tij, minimalisht, kanë qenë o drejtor drejtorish o ministra, të cilët kanë firmosur tenderë miliarda euro, kështu që atij i duhet një ligj i tillë, për ata që i kanë zënë rrugën brenda partisë. Duan të fusin edhe një amendament dhe këtu duan të fusin edhe pjesën për ata që janë non-grata, dhe automatikisht humbet statusin e deputetit edhe Berisha”.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama thotë që është i hapur të diskutojë me opozitën përkitazi me ndryshimet kushtetuese. Për Currin, kjo ka rrezik të kthehet në një pazar pasi një proces për ndryshimin e kushtetutës kërkon një konsensus shumë më të gjerë?
“Gjërat do të shkojnë drejt një pazari, edhe mazhorancës i duhen votat e opozitës që të hyj në ligjin e vetingut, sepse amerikanët e kanë sponsorizuar këtë reformë, dhe nuk ka interes të mbarojë pa u kryer i gjithë vetingu. Dhe duke u nisur nga kjo, mazhoranca, do të bëj çmos për të marrë votat e opozitës për ta zgjatur vetingun, dhe nga ana e tyre opozita që ti japi ato vota, do të kërkoj gjithë këto ndryshime, duke filluar për ligjin antimafia, dhe deri të ketë një ndarje tjetër administrative, në mënyrë që të bëhet një lojë më të barabartë, sepse ndarja administrative deri tani favorizon më shumë të majtën”.



