“Procesi në Greqi jashtë kontrollit”, Topalli: Patronazhistët kanë marrë rolin e DHL! Janë nisur makina me qira nga Shqipëria

“Procesi në Greqi jashtë kontrollit”, Topalli: Patronazhistët kanë marrë rolin e DHL! Janë nisur makina me qira nga Shqipëria

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli, në një intervistë për gazetaren Oliverda Allmuça në MCN Live, tha se procesi i votimit në Greqi është tërësisht jashtë kontrollit dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve.

Topalli tha se kemi informacione që janë nisur makina me qira nga Shqipëria për të marrë votat.

Sipas saj në zona të caktuara si qendra postare kanë shërbyer lokale të lojërave të fatit, dhe ka shumë raste ku individë të caktuar s’e gjejnë zarfin pasi janë plotësuar nga të tjerë. 

Drupal Ad

"Ajo që po ndodh ditët e fundit në Greqi, është një shqetësim shumë serioz. Kemi çuar fakte prova edhe në KQZ, kemi bërë ankesa, kërkesa. Edhe para se të vija këtu më vijnë shumë mesazhe. Në Verie shkojnë aty ku është ajo që quhet posta, por është një lokal për lojërat e fatit. Qendrat ku duhet të shpërndaheshin apo mblidheshin zarfat janë lokalet e lojërave të fatit.

Sot në Verie kanë marrë 200 zarfa, është e paidentifikuar se kush janë personat që i kanë marrë, s'ka një protokoll, s'kërkojnë një identifikim. Këto po plotësohen më thanë edhe nëpër parqe. Ky është një alarm i përsëritur gjatë kësaj periudhe, që faktikisht e ka cenuar tërësisht integritetin e procesit të zgjedhjeve, më mënyrë të veçantë në Greqi. Në Greqi s’është DHL që vepron aty, por ka marrë kontraktues që janë jashtë zbatimit të standardeve, të kushteve të kontratës, të ligjshmërisë, të KQZ, të udhëzimeve dhe vendimeve të KQZ.

Ka raste të pafundme ku lajmërohen të marrin zarfin dhe s’e gjejnë zarfin, pasi është marrë nga të tjerë, dhe probabilisht është plotësuar nga të tjerë. Ka raste kur u thonë ju falenderojmë për votimin, kur ai thotë s'kam votuar. Kemi informacione që janë marrë makina me qira, për të humbur gjurmët. Janë nisur nga Shqipëria drejt Greqisë për mbledhjen e zarfeve. Procesi në Greqi është jashtë kontrollit dhe kjo është shumë e rëndë.

I bëj thirrje edhe sot KQZ-së, s’e di më sa mundësi ka të ndikojë te DHL, por i bëj thirrje të dërgojë vëzhguesit e vet, sepse procesi ka dalë jashtë kontrollit. Ajo që po ndodh në Greqi është shpartallimi i një procesi normal ligjor, dhe është marrë në menaxhimin e pushtetit në Shqipëri, atë që duhet ta kryente DHL dhe dy nënkryetarët, po e kryejnë patronazhistët. Do mbahet përgjegjësi penale.

Kushdo që guxon të plotësojë fletët e votimit për të tjerët, mund të përfundojnë në dënim penal që s’e imagjinojnë". 

Topalli tha se nëse nuk frenohet largimi i të rinjve nga Shqipëria, vendi do të kthehet në një azil të moshuarish.

Ne mendojmë që të rinjve duhet t’u japim një mundësi, dhe një nga pikat e PD është që fillimisht t’i japi një çifti të ri 30 mijë dollarë me interesa zero. Sigurisht që do bëjmë politika të reja për të ulur çmimin e apartamenteve, si dhe të ndërtojmë banesa sociale”, u shpreh ajo.  

E pyetur se si do luftohet pastrimi i parave, Topalli tha: “Nëse zbaton ligjin s’ka kurrë pastrim parash. Nëse s’ka mbështetje të pushtetit, s’ka pastrim parash. Politikat e kanabizimit, pastrimit të parave, korrupsionit, largimit të njerëzve, sigurisht që do marrin fund më 11 maj”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy