Bëri aksident me makinë dhe ra në koma, shqiptarja nga Zvicra mposhti ligjet e mjekësisë

Bëri aksident me makinë dhe ra në koma, shqiptarja nga Zvicra mposhti ligjet e mjekësisë

Saranda Ademi një shqipatre nga Zvicra në një lidhje skype me Zgjohu me MCN ka rrëfyer historinë e saj dhe kthesën që i mori jeta pas një aksidenti me makinë ku për një muaj ra në koma.

Ajo tregon se mjekët i hoqën të gjitha shpresat për të duke këshilluar që ti shkëpusnin dhe aparaturat dhe në ato momente ajo është zgjuar nga koma pasi ka qenë një mesazh i Nënë Terezës që i ka thënë se duhet të kthehesh pasi ke një mision për të kryer.

Sa i përket historisë sime 24 mars 2012 do mbetet një datë shumë e rëndësishme aq sa dhe pavarësia e Kosovës. Kam ardhur në Zvicër në 2005, dhe në 2012 duke qenë kontabiliste në Zvicër isha duke shkuar për një provim, por më shoqëronte prej disa kohësh një parandjenjë e keqe dhe telefonoj motrën e madhe me të cilën kam një lidhje të fortë dhe i thash hajde se dua të të shoh sepse kam një parandjenjë të keqe.

Kur po kthehesha nga provimi pësoi një aksident, por fati im ka qenë se pas meje ka qenë zjarrfikësja dhe ambulanca. Kur kam dalë nga vetura isha në gjendje kome dhe në botën tjetër mu shfaq një dritë e fortë rrezatuese dhe jam takuar me dy engjëj të mëdhenj me krahë babin tim dhe Krishtin.

Shoh një njeri që më fërkon ballin dhe më thotë që mos u shqetëso se do bëhesh mirë dhe për mua ai ishte Krishti. E vetmja gjë që kërkoja ishte ujë dhe ishte pikërisht Nënë Tereza ajo që më ka dhënë ujë për 1 muaj rresht, më ka thënë se do bëhesh mirë, ke pasur një mision  dhe do e vazhdosh atë mision sepse mbi të gjitha unë kisha një vajzë 6 vjeçe Lean.

Mjekët kanë kërkuar të shkëpusim aparaturat sepse edhe sikur të zgjohesha nuk do isha e aftë mendërisht, ndërsa në ato momente Nëna Terezë ka thënë se Saranda duhet të kthehet se ka një mision, ndërsa babai dhe Krishti thanë se e ka lejen.

Kur u zgjova nga koma jam gjendur në një qendër paraplegjike dhe s’po kuptoja pse isha aty dhe kam kërkuar të flasë me vajzën time.

Mjekët nisën të më pyesnin dhe unë po përgjigjesha shumë në rregull. Kur kam parë nënë  time e ndjenja si njeri shumë të afërt por nuk po e njihja dot, vetëm kur ajo më thirri çika jem zëri i saj më riktheu në realitet.

Në momentin e parë kam qenë tretaplegjike komplet, kam qëndruar në kujdes intensiv për 3 muaj dhe 6 muaj të tjerë në rehabilitim. Unë kam arritur të dalë në këmbë nga ajo qendër por më parë asnjë rast i tillë i ngjashëm nuk ka qenë dhemjekët janë habitur sepse nuk e besonin.

Mundohem që historinë time ta ndaj për të motivuar të tjerët sepse sfidat janë për të parë sa e duam veten dhe sa besojmë në Zot.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy