Kokaina me vlerë 40 milionë dollarë kapet në Bregun e Fildishtë

Kokaina me vlerë 40 milionë dollarë kapet në Bregun e Fildishtë

Një sasi kokaine me vlerë 40 milionë dollarë është konfiskuar në Bregun e Fildishtë. Sasia e lëndës narkotike është më e madhja e kapur ndonjëherë në këtë vend.

"Forcat e sigurisë zhvilluan një operacion detar për kapjen e 411 kilogramëve", tha sot zëdhënësi Yves Zogbo Jr. “Lënda mendohet të ketë mbërritur si një dërgesë e vetme nga Brazili para se të transferohej në tre anije më të vogla”, tha ai.

Vitin e kaluar, një operacion shumëkombësh çoi në çmontimin e asaj që hetuesit e quajtën "lidhja spageti".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan gjashtë italianë, tre shtetas të Bregut të Fildishtë dhe një shtetas francez me dyshimin se po përpiqeshin ta bënin vendin një zonë tranziti për drogën me destinacion Evropën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy