Vazhdon zjarri i përmasave të mëdha në Çrrilë të Mallakastrës

Vazhdon zjarri i përmasave të mëdha në Çrrilë të Mallakastrës

Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Çrrilë të Mallakastrës, raporton korrespondentja e MCN TV.

Deri tani janë djegur 2 banesa te pabanuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte. Në vendngjarje ndodhen shumë mjete zjarrfikëse si dhe forca policie dhe të ushtrisë. Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj po luftohet me flakët, por po zjarri po ndihmohet nga era e fortë.

Raportohet se me ardhjen e helikopterit, zjarri ka ulur intensitetit, por era po ndez vatra të reja.

Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës,  Beso Enveri,  terreni ka qenë  i vështirë  dhe jo vetëm  zjarrfikësit, por edhe banorë të zonës  kanë  punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Zjarri ka që në  mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar,  ndërsa janë  përfshirë  nga flakët katër banesa,  një prej tyre e pabanueshme por që fatmirësisht nuk ka patur probleme në shëndetin e banorëve.

 Dëmet nga  zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy