
Një degë e McDonald's në Oregon, SHBA, po u bën thirrje fëmijëve të moshës 14 dhe 15 vjeç që të aplikojnë për punë në restorant pas mungesës së stafit.
Restoranti vendosi një banderolë dy javë më parë, duke u bërë thirrje punonjësve më të rinj të aplikonin.
Sipas raporteve, një numër i madh aplikimesh ka mbërritur.
Heather Kennedy, operatorja e restorantit Medford, tha për Business Insider se mungesa të tilla të stafit ishin "të padëgjuara" në historinë 40-vjeçaretë biznesit.
Fillimisht ajo u përpoq të tërhiqte më shumë punëtorë duke rritur pagën minimale të restorantit në 15 dollarë (10.50 £), por nuk ngjalli interes të mjaftueshëm.
Megjithatë, zonja Kennedy tha se kishte marrë më shumë se 25 aplikime të reja që kur ajo hapi dyert e saj për staf nën 16 vjeç.
Dega e McDonald’s nuk është e para që kërkon punëtorë nën moshën 16-vjeçare.
Degët e Burger King dhe Wendy's kanë vënë shenja të ngjashme kohët e fundit.
Ligjet amerikane të punës ndryshojnë nga shteti në shtet, por në Oregon, personat e moshës 14 vjeç e lart lejohen të punojnë në punë jo të rrezikshme siç është shërbimi i ushqimit.



