
Kabineti i ri qeveritar do të ketë dhe ministre të reja gati të panjohura për publikun. Rama edhe gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e PS, tha se do t'u japë besim në detyra të larta shtetërore grave dhe vajzave të reja, sipas tij, pa rekorde të reja politike, duke njoftuar kësisoj edhe shpalljen në detyrë të dy ministreve të reja, Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi.
Rama ka zgjedhur deputeten e Shkodrës, Edona Bilali, si Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Vajza nga Shkodra, e cila njihet si kandidatja e Partisë Socialiste e renditur e para në listën e qarkut të Shkodrës, në profesion është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me disa sipërmarrje të mëdha në vend.
Bora Muzhaqi, një e re që u fut në PS, vjen pas një shkollimi anglosankson dhe përvojë pune në Angli, dha tashmë do të drejtojë një ministri pa portofol.
Muzhaqi ka mbajtur detyrën e zv/ministres së Arsimit, ndërsa tani do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.



