
Ish-prokuror i Antiterrorit, Eugen Beçi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se hetimi për çështjen Gjici do të jetë i gjithanshëm, i plotë dhe konkret, pasi duhet të përcaktohet nëse kemi të bëjmë me dhënien e një tenderi apo thyerje etike në zyrat shtetërore. “Videoja mbase do të kthejë shumë përgjigje, hetimi është i gjithanshëm dhe të gjitha këto nënkuptojnë faktin që s’ka rëndësi se kush do të hetohet. Hetimi duhet të jetë i plotë dhe konkret. Nuk është çudi që të kemi korrupsion pasiv, hetimi do përcaktojë a kemi të bëjmë me një tender, a mund të jetë më komode prokuroria të bëjë një pyetje dhe pyetja e vetme dhe naivë që lind në hetim është: Ky në rast se s’do të ishte dot kryetar bashkie do të kryente dot marrëdhënie me këtë vajzë?”, u shpreh Beçi.



