
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për ‘Natën e Kadrit’, për të cilin thotë se është më e mirë se një mijë e një muaj. Meta shton se në ditën e zbritjes së Kuranit besimi më i mirë është tek durimi.
Urimi i Metës:
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.
Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.
Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!
Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!



