‘8 Dhjetori’, Gonxhe: Rama i pari që ju bashkua studentëve, u largua kur pa Berishën në krye

‘8 Dhjetori’, Gonxhe: Rama i pari që ju bashkua studentëve, u largua kur pa Berishën në krye

Blendi Gonxhe, ish- student i dhjetorit në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se Dita e Rinisë erdhi si rezultat i kushteve të vështira të jetesës dhe mungesa e lirisë.

Ai ka folur dhe për përfshirjen e Ramës në këtë lëvizje studentore për të cilin tha se ishte i pari që u përfshi, por më opas u largua kur në krye të asaj tavoline pa Berishën, me të cilin pati dhe disa përplasje.

Lëvizja u kthye në një miting nuk ishte më një ceremoni përkujtimore dhe ne atje me çfarë kishim veshur u gjendëm rrugëve dhe u bashkuam me thirrjen e shokëve tanë të konvikteve të cilit ishin duke bërtitur në errësirë, dhe askush s’mund ta merrte me mend datën dhe orën.

Në atë kohë ne thirrëm menjëherë profesorin në atë kohë Ramën që të vinte pasi nuk ndodhej në Tiranë dhe ai erdhi menjëherë dhe ne u gjendëm në sallat e para, në tavolinat e para të formësimit të grupit të parë nismëtar të partisë  demokratike.

Pastaj Rama pati pikëpamjen e vetë, pati një përplasje direkt me Sali Berishën, por dhe me disa personazhe të tjerë rrotull tij për parimet e krijimit, skicimit të hapave të para të kësaj partie. E thënë troç ai u shokua që pa Berishën një ish sekretar partie në karrigen ballore. Ai u largua nga ajo derë dhe nuk u kthye më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy