Këshilltari i LSI që votoi për rritjen e çmimit: Luan Rama nga unë u bë deputet

Këshilltari i LSI që votoi për rritjen e çmimit: Luan Rama nga unë u bë deputet

Agim Kraja këshilltar i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës u bë i njohur sot pasi votoi bashkë me një tjetër këshilltare të kësaj force propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit.

Por ai u mohua nga nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili deklaroi në një lidhje telefonike për News24 se Kraja nuk përfaqësonte LSI-në. Por në një reagim në orët e mbrëmjes, Agim Kraja i kujton Luan Ramës se mandatin e pestë të deputetit të LSI-së në Tiranë, që i takon pikërisht Ramës, e ka falë tij.

Ai shpjegon dhe arsyet e vendimit të tij për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit.

REAGIM
Falënderoj zotin Luan Rama dhe dua t’i kujtoj se mandati i pestë i LSI në Tiranë, që përkon me emrin e tij, ka një kontribut të padiskutueshëm të votave të komunitetit që unë përfaqësoj, siç është Njësia 9, zonat informale e sidomos ish-komuna Farkë dhe Bashkia Vorë.

Këtë kontribut e kam dhënë me gjithë shpirt për LSI dhe nuk jam aspak pishman.
Gjatë ditës së martë ne këshilltarët e LSI jemi mbledhur dhe kemi diskutuar gjatë, kemi bërë dhe dëgjesë publike me kryetarin e Bashkisë Tiranë, nënkryetarin dhe stafin drejtues të Ujësjellësit.
Pas dëgjesës kemi dalë me një qëndrim të përbashkët, ku përpara godinës së Bashkisë e kemi bërë të ditur nëpërmjet zotit Endrit Brahimllari.

E quajtura “Paketa LSI” parashikonte mosrritje të çmimit të ujit për bizneset e lidhura me artikujt e shportës, për familjet që marrin ndihmë ekonomike që janë të regjistruar në skemën e shërbimit social dhe për pensionistët.

Gjatë ditës së sotme unë kam shkuar në mbledhjen e lajmëruar të Këshillit Bashkiak dhe u befasova kur disa kolegë të LSI më thanë se nuk duhet të qëndrojmë në mbledhje. Jam i parimit se ajo që vendoset njëherë, i qëndrojë në mënyrë të palëkundur.

Qëndrimet partiake nuk mund të ndryshohen çdo pesë minuta.
Unë në mbledhje kam marrë pjesë si anëtar i LSI, pavarësisht se jam monarkist.
Jam i kënaqur që shumë anëtarë të LSI, por dhe qytetarë të shumtë Tiranës më kanë shprehur mbështetje për votën time që shkoi në favor të qytetarëve. Shkoi në favor të atyre familjeve që përfituan nga kreditë e buta.

Nëse sot vota ime do të mungonte, 1 mijë qytetarë nuk do të kishin mundësinë për përfitimin e kredive të buta. Jam i lumtur për këtë vendim.
Agim Kraja, Anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy