Britania vë alarmin: Rusia mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit

Britania vë alarmin: Rusia mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit

Zyrtari më i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar, marshalli Stuart Peach paralajmëroi për kërcënim të ri nga Rusia ndaj komunikimeve dhe kabujve të internetit që ndodhen nën det. Shefi i stafit të Mbrojtjes, tha se Britania dhe NATO duhet të vendosin si prioritetet mbrojtjen e linjave të komunikimit.

Ai deklaroi se një prerje apo shkëputje e tyre mund të rezultojë “në katastrofë të menjëhershme” për ekonominë.

Kabujt e internetit janë të shtrirë në shtratin e detit, duke lidhur shtetet dhe kontinentet. Ai ka thënë se në rast të ndonjë problemi të tillë, në mënyrë katastrofike do të ndërpriteshin rrugët ndërkomëbtare tregare dhe ato të internetit.

Sipas një raporti të fundit nga kompania “Policy Exchange”, rrjeti nën det i këtyre kabujve vlerësohet të jetë prej 213 sisteme të pavarur linjash dhe prej 877,121 kilometra fibrash.

Studimi thotë se mungesa e pronësisë shtetërore mbi to, do të thotë se kabujt nuk kanë mbrojtje të fortë nga ligji ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, vlerësohet se 97 për qind e komunikimeve globale dhe transaksione me vlerë 10 trilionë dollarë në ditë transmetohen përmes kabujve nën det.

Anijet ruse janë parë shumë afër kabllove që bartin komunikimet në mes të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy