U kapën mat me 200 mijë paund kokainë, tre bosët shqiptarë dënohen me 20 vjet burg

U kapën mat me 200 mijë paund kokainë, tre bosët shqiptarë dënohen me 20 vjet burg

Tre shqiptare jane denuar me 20 vjet burg gjithsej, pasi sic raportojne mediat britanike, akuzoheshin për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Shqiptaret e denuar janë Kristian Bujaj, 26 vjeç, Klaudio Doroftei, 25 vjeç dhe Ermal Zina, 39 vjeç.

Të tre degjuan vendimin ne gjykatën në Cardiff të enjten, ku u shpallën fajtorë. Gjykata vendosi që të dënojë me 6 vite dhe 8 muaj burg si Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 vjet për Bujajn.

Shqiptarët u arrestuan në një banesë në The Hawthorns të Pentwyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona.

Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton, më 7 Shkurt, shkruan “WalesOnline”

Droga qe iu ishte sekuestruar shqiptareve, kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy