
Fermerët në Finlandë do të fillojnë të vaksinojnë të gjithë vizonit në vend kundër koronavirusit.
Autoritetet lokale në vend kanë dhënë leje që të përdoret një vaksinë eksperimentale, njofton Autoriteti Finlandez i Ushqimit.
Të rritur për të marrë pelicen e tyre, vizonët kanë rezultuar shumë në rrezik për t’u infektuar me koronavirus.
Para Finlandës, ishte Rusia, në muajin mars, e cila deklaroi se kishte regjistruar vaksinën e parë në botë kundër Covid për kafshët. Fillimisht ajo u injektua tek qentë, macet, vizonët dhe dhelprat.
Vizoni është e vetmja kafshë e identifikuar deri tani, e cila mund të transmetojë Covid tek njeriu. Danimarka, eksportuesja më e madhe e peliceve të vizonëve në Europë, përjetoi shkatërrimin e industrisë së saj të peliceve, pasi virusi u përhap në qendrat e rritjes së vizonëve në muajin nëntor të një viti më parë.



