Moti i keq përfshin Dubain, përmbyten rrugët dhe qendrat tregtare/ Aeroporti Ndërkombëtar devijon fluturimet

Moti i keq përfshin Dubain, përmbyten rrugët dhe qendrat tregtare/ Aeroporti Ndërkombëtar devijon fluturimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait devijoi të gjitha fluturimet e mbërritjes këtë të martë për shkak të shirave të dendur që shkaktuan përmbytje të konsiderueshme.

“Për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit, Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait po devijon përkohësisht fluturimet e pritura këtë mbrëmje derisa situata të përmirësohet”, tha një zëdhënës i aeroportit të Dubait.

Dubai është paralizuar nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Dy vende të tjera të Gjirit, Bahreini dhe Omani ku humbën jetën 18 persona, kanë pësuar gjithashtu përmbytje të mëdha. 

Qendrat e mëdha tregtare në Dubai, shumë rrugë dhe një stacion metroje u përmbytën.

Shkollat ​​janë mbyllur pasi priten reshje të tjera të dendura shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy