
Sot shënohet 11 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Maleve.
Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve.
Malet janë strukturat më të bukura të natyrës, madhështore, të forta që qëndrojnë përballë qiellit dhe ndjejnë se mund të kapin të gjithë fshatrat në hijen e tyre. Ato janë burimet e rekreacionit dhe burimi i bujqësisë, ofrojnë hapësirë të bollshme në shpatet për prodhim.
Për fat të keq, malet janë nën kërcënimin e ndryshimeve klimatike, mbishfrytëzimit dhe kontaminimit, duke rritur rrezikun për njerëzit dhe planetin.
Turizmi malor tërheq rreth 15-20% të turizmit global.
Dhjetë malet më të lartë në Shqipëri janë: Mali i Korabit, Shulani i Radomirës, Jezerca, Korabi i vogël, Maja Grykat e Hapëta, Kepi i Bardhë, Maja e Radohimës, Maja e Puplucës, Maja e Briskut, Maja e Hekurave.



