
Profesoresha Mimoza Hafizi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se rëndësia e dy mikrosatelitëve të blerë nga Shqipëria është për faktin se ato janë pjesë e një konstelacioni të përbërë nga 35 satelitë të cilat bashkërisht japin një kartografi të gjithë globit.
Dukë vijuar shpjegimin e saj, Hafizi tha se një pjesë e vogël së punës së konstelacionit do të jetë dhe për Shqipërinë.
Njerëzit hedhin satelitë prej dekadash janë të dobishme për të mirat që kemi aktualisht në shekullin 21. Këto satelitë që janë blerë nga Shqipëria, pasi Shqipëria s’ka hedhur asgjë. Quhen mikrosatelitë, 51-57-82 cm. Nuk ka të dhëna zyrtare nga qeveria apo shteti që kemi bërë kontratën, u detyruam të gërmojmë për të plotësuar mozaikun për të plotësuar pamjen. Rëndësia e tyre është se bëjnë pjesë në një konstelacion. Kompania e pajtuar ka 35 satelitë të tillë që bashkërisht mund të japin një kartografi të globit. Të kesh satelitë vetëm për Shqipërinë është absurde. Nuk mund të rrijë më shumë se një minutë. Kushdo mund ta kontraktojë dhe të marrë informacion dhe bashkë e bëjnë më interesante se rritet probabiliteti që pikat e interesit të vizitohen më shpesh. Një pjesë e vogël e punës që bën do të jetë për shtetin shqiptar. Pashë që po ndërtonin një program dhe mund të futesh aty dhe kërkon një pikë interesi, blen shërbimin dhe merr vesh se çfarë informacioni mund të marrësh nga ky konstelacion. Ne jemi klientë, mesa pashë ka një kontratë që me bazën e të dhënave që krijohet, jo nga vetëm dy satelitë, por nga ky konstelacion. Është paguar shërbimi që nga ky konstelacion të nxirret ajo bazë të dhënash që kryeministrit i intereson, situata e territorit, pyjeve apo kultivimi i kanabisit.
Nuk ishte e nevojshme të shtoheshin satelitet tonë, mund ta merrnin shërbimin direkt.



