“Gërdeci”, Shkëlzen Berisha del nga SPAK: Nuk kam lidhje, çështja e politizuar (VIDEO)

“Gërdeci”, Shkëlzen Berisha del nga SPAK: Nuk kam lidhje, çështja e politizuar (VIDEO)

Për afro një orë e gjysmë, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Në dalje të organit të akuzës, Berisha deklaroi se u mor në pyetje lidhur me çështjen “Gërdeci”.

Ai tha se i bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen e tij dhe se pas 15 vitesh mendojnë se mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me të. I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia.

Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim. Çështja është politizuar.

I pyetur nëse ndihet i frikësuar, ai deklaroi prerazi “Aspak”.

Ndërsa për një bisedë mes tij dhe Fatmir Mediut, pohoi se është bërë për arsye familjare.

Berisha u paraqit paraditen e së enjtes me një dosje në duar, duke hyrë në Prokurorinë e Posaçme, por pa praninë e ndonjë avokati.

Burime për MCN bëjnë të ditur se është thirrur për të dhënë dëshmi lidhur me rrethanat që mund të ketë dijeni për një çështje në hetim, siç është çështja “Gërdeci” e cila është rihapur me të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gazetari Arsen Rusta raportoi se në një prej shkresave të ministrisë së Drejtësisë kishte një shënim në një shkresë, nga ish-ministri Aldo Bumçi, “për Shkëlzenin”.

Bumçi do të shprehej se shkresa ishte e falsifikuar dhe do të duhej të ishte hetuar prej kohësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy