Sebi Osmani, sipërmarrëse, thotë se shteti duhet të gjejë format përmes të cilave të paguajë punën e papaguar të grave.
Gratë kanë një punë të papaguar, që e ka ndjekur shoqërinë tonë me breza të tërë. Një shtet duhet të mendojë si të paguajë këtë punë të papaguar. Ne paguajmë dado, por kur fëmijët i rrisim vetë nuk na paguan njeri. Ne duhet të kërkojmë atë që ne nuk na paguhet. Ne nuk kemi pse kërkojmë favore. Duhet të kërkojmë incentiva nga shteti. Duhen incentivuar bizneset që drejtohen nga gratë.
Osmani tha në studion e MCN Economy se në Shqipëri ka vështirësi për sipërmarrëset gra.
Në Shqipëri, biznesmenët janë meshkuj shumica. Të jesh sipërmarrëse në Shqipëri është e vështirë. Ti merr përsipër të çosh përpara një biznes apo thjesht idenë tënde për ta çuar drejt suksesit. Sipërmarrja nuk është shifra, është të çosh përpara ëndrrën tënde.



