“Coutinho është i trishtuar”

“Coutinho është i trishtuar”

Neymar ka thënë se Philippe Coutinho është i trishtuar nga zhvillimet e fundit

Philippe Coutinho ka qenë ne qendër të vëmendjes në javët e fundit. Ai po kërkohet me ngulm nga Barcelona, derisa Liverpool nuk po dëshiron ta shes.

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, pas fitores së Brazilit ndaj Ekuadorit, ka bërë të ditur se Philippe Coutinho është i trishtuar nga zhvillimet e fundit

"Jam shumë i lumtur që ai ka shënuar një gol, në këtë moment ai po jeton një trishtim shumë të madh, por ai na ndihmoi në fitoren", ka deklaruar Neymar.

Philippe Coutinho ende ka kohë që t’i bashkohet Barcelonës, pasi në Spanjë afati i transferimeve është i hapur deri sonte pasmesnatës. /Express/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy