Rama tregon prapaskenat e takimit me Merkel, ka dhe një përgjigje për Krichbaum

Rama tregon prapaskenat e takimit me Merkel, ka dhe një përgjigje për Krichbaum

Kryeministri Edi Rama pas vizitës zyrtare dy ditore në Gjermani, ku u takua me kancelaren Merkel si dhe ka hedhur poshtë deklratat e kreut të Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Një konferencë për mediat nga aeroporti i Rinasit, kreu i qeverisë tha se deklaratat e tij janë të pritshme dhe e konsideroi si një nga qindra deputetë evropianë që mendojnë kështu.

"Parakushtet për të cilat ajo foli janë parakushtet që përbëjnë gjithë procesin e derikëtushëm për të ardhur tek raporti progresit. Foli për këtë. I kemi prekur të gjitha parakushtet. Ne nuk kemi pasur objektiv të marrim Po-në publike të kancelares, pasi vetëm ata që nuk ia kanë idenë mund ta presin këtë gjë. Sa i përket asaj që më thoni për Krishbaum, mund ta them se ai nuk ma ka thënë këtë gjë. Nuk është një surprizë për mua. Ai kështu e mendon. Është një nga nuk e di sa qindra deputetët e Bundestagut. Mendimi i tij ka atë peshë që ka. As nuk më gjen të papërgatitur dhe as nuk më bën një arsye për mua të më ulet kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite", tha Rama.

Edhe pse nuk pati një PO të prerë nga Merkel, Rama thotë se është më optimist sesa ishte para nisjes drejt Berlinit. I pyetur në lidhje me takimin e mbajtur me kancelaren Merkel dhe temat e nxehta të bisedës Rama zbuloi cilat ishin më të rëndësishme.

Por në lidhje me lajmin se Gjermania ka kërkuar llogari për mos arrestimin e Saimir Tahirit, Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, madje edhe duke i devijuar pyetjes.

Me kancelaren Merkel folëm për progres raportin, për 5 prioritetet kyçe të vendosura për Shqipërinë. Gjithashtu folëm edhe për implementimin e reformës në Drejtësi. Një pjesë e rëndësishme e bisedës u bë edhe për procesin  e vettignut, i cili ka marrë një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë, por edhe nga kancelaria gjermane”, tha Rama.

Gjatë konferencës kreu iqeverisë u pyet nëse është distancuar nga mediat shqiptare që ofenduan deputetin gjerman?

"Kam dhënë më shumë intervista se ndonjëherë tjetër, për shkak të interesimit të madh që ka pasur, kam sqaruar që në fillim se historia e treguar në Tiranë, e përkthyer gjermanisht e cuar në Berlin, është historia e kazanit të thashethemeve të Tiranës, kam shpjeguar edhe se si funksionon kazani në Tiranë, e kam thënë edhe turqisht e kam thënë dhe anglisht, por gjermanisht se di", deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy