Salianji dhe Bardhi dëshmojnë në prokurori: Kemi pjesën e dytë të audio-përgjimit  (VIDEO)

Salianji dhe Bardhi dëshmojnë në prokurori: Kemi pjesën e dytë të audio-përgjimit (VIDEO)

Këshilltari ligjor në PD, Gazmend Bardhi, dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, kanë dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Bardhi u shpreh se prokuroria duhet të kishte sekuestruar ekspertizën pasi kjo ndihmon hetimet. Ai tha se organi i akuzës duhej të kishte thirrur ministrin dhe të vëllain dhe jo ata që denoncojnë.

“Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brendshëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem, por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje, por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin”, tha ai.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj. Ai u shpreh se këto pjesë nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor.

“U pyetëm për gjithçka që kishin pyetje për hetimin. Nuk mund të flasim për sekretin hetimor. Kjo është pjesë e sekretit hetimor, pasi e kam deklaruar edhe në prokurori. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më solli pjesën e audio-përgjimit. Jo vetëm pjesën e parë të audio-përgjimit që u publikua nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartazi se persona të lidhur me krimin dhe me Fatmiri dha Agron Xhafajn bëjnë trafik droge në mes të ditës”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy