Teksas, përmbytjet shkaktojnë 24 viktima

Teksas, përmbytjet shkaktojnë 24 viktima

Të paktën 24 persona kanë gjetur vdekjen pas përmbytjeve të mëdha të menjëhershme në Qarkun Kerr, në Teksas gjatë 24 orëve të fundit. 

Pesë nga viktimat janë nga Hjustoni, njoftoi gjykatësja e Qarkut Harris, Lina Hidalgo.

Një total prej 237 personash janë shpëtuar ose evakuuar deri më tani, 167 prej tyre me helikopter.

Ndërkohë rreth 25 vajza që ndiqnin një kamp veror të krishterë, në të cilin morën pjesë më shumë se 700 fëmijë, mungojnë ende.

Bashkia e Kerrville ka lëshuar një paralajmërim të ri për përmbytje, ndërsa kërcënimi i shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve vazhdon në pjesë të qarkut, njoftoi Shërbimit Kombëtar i Motit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti përmbytjen “tronditëse”.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i përshkruan përmbytjet si një “katastrofë të jashtëzakonshme” pasi nënshkroi një deklaratë emergjence duke u dhënë ekipeve të shpëtimit qasje në të gjitha burimet e nevojshme.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa qarqe ku rrugët janë përmbytur dhe linjat telefonike janë ndërprerë.

Përmbytjet vdekjeprurëse të menjëhershme në Teksas u shkaktuan nga stuhi të forta, të ushqyera nga lagështia tropikale. Këto stuhi u bënë me lëvizje të ngadaltë, duke përqendruar sasi të mëdha shiu në një zonë relativisht të vogël.

Ndërsa pjesë të mëdha të Teksasit regjistruan rreth 50 mm shi, zonat më të lagështa regjistruan një përmbytje të rrëmbyeshme prej 380 mm që çoi në përmbytje katastrofike ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati me furi. 

Mes viktimave të përmbytjeve është edhe drejtoresha e kampit dhe bashkëpronarja e kampit vetëm për vajza “Heart O’the Hills” në qarkun Kerr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy