Rusia largon 10 mijë trupa nga kufiri me Ukrainën

Rusia largon 10 mijë trupa nga kufiri me Ukrainën

Rusia bën tërheqjen e parë nga të një kontigjenti prej 10 mijë ushtarësh nga zonat kufitare me Ukrainën. Reuters shkruan se ushtarët u rikthen në kazermat e tyre në brendësi të territorit rus, pasi përfunduan stërvitjet periodike pranë kufijve me Ukrainën.

Kjo dallohet edhe në pamjet satelitore të zonave ku u zhvilluan stërvitjet, ku vërehet reduktim i pranishëm ushtarake. Tërheqja po interpretohet si përpjekje e Rusisë për të dhënë sinjale ç’tensionimi të krizës me Ukrainën, teksa Moska po përpiqet të arrijë një pakt me Perëndimin me synimin përfundimtar, frenimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe përfshirjen e Ukrainës në aleancën veri-atlantike.

Megjithatë, Presidenti rus Vladimir Putin angazhoi ekspertët ushtarakë të hartojnë një strategji kundërpërgjigjeje në rast se Uashingtoni nuk pranon këto propozime të Moskës.

Shefi i Kremlinit e pohoi vetë këtë në një intervistë për televizionin shtetëror, ku tha se Rusia është e angazhuar për zgjidhjen paqësore të kësaj krize.

Prej vitit 2014, kur aneksoi Krimenë, Rusia ka stacionuar pranë kufirit dhjetëra mijëra ushtarë, që vazhdimisht stërvitin edhe militantët pro-rusë në rajonet rusisht-folëse të lindjes së Ukrainës të luftojnë forcat qeveritare të Kievit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy